31/07/2024• Akte Ligjore, Archive, Decrees• Bianka Hada
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
PRESIDENTI
D E K R E T
PËR SHPALLJE LIGJI
Në mbështetje të nenit 84, pika 1, dhe nenit 93 të Kushtetutës,
D E K R E T O J:
Shpalljen e ligjit nr. 77/2024, “Për miratimin e rezolutës nr. 265, “Rritja e fondit të kapitalit të autorizuar dhe regjistrimi/nënshkrimi në të”, të vitit 2023, të Bordit të Guvernatorëve të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH)”.
Dekret nr. 277
Tiranë, më 31.7.2024
PRESIDENT I REPUBLIKËS
BAJRAM BEGAJ