17/10/2022• Akte Ligjore, Archive, Decrees• Bianka Hada
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
INSTITUCIONI I PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS
PRESIDENTI
D E K R E T
PËR SHPALLJE LIGJI
Në mbështetje të nenit 84, pika 1 dhe nenit 93 të Kushtetutës,
D E K R E T O J :
Shpalljen e ligjit nr.69/2022, “Për ratifikimin e marrëveshjes me shkëmbim notash, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Japonisë, mbi bashkëpunimin ekonomik japonez për projektin, për përmirësimin e pajisjeve për konservimin, restaurimin dhe mjedisin ekspozues, në Muzeun Historik Kombëtar të Shqipërisë”.
Dekret nr. 13861
Tiranë, më 17.10.2022
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
BAJRAM BEGAJ