26/09/2022• Akte Ligjore, Archive, Decrees• Bianka Hada
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
INSTITUCIONI I PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS
PRESIDENTI
D E K R E T
PËR SHPALLJE LIGJI
Në mbështetje të nenit 84, pika 1 dhe nenit 93 të Kushtetutës,
D e k r e t o j
Shpalljen e ligjit nr. 64/2022 “Për miratimin e aktit normativ, me fuqinë e ligjit, nr. 12, datë 29.7.2022 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 115/2021 “Për buxhetin e vitit 2022”, të ndryshuar””.
Dekret nr. 13852
Tiranë, më 26.9.2022
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
BAJRAM BEGAJ