08/06/2023• Akte Ligjore, Archive, Decrees• Bianka Hada
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
INSTITUCIONI I PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS
PRESIDENTI
D E K R E T
PËR SHPALLJE LIGJI
Në mbështetje të nenit 84, pika 1 dhe nenit 93 të Kushtetutës,
D E K R E T O J:
Shpalljen e ligjit nr. 31/2023, “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas ndërmjet Republikës së Shqipërisë (huamarrësi), përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, dhe KfW-së, Frankfurt Am Main (KfW), e Fondit Shqiptar të Zhvillimit (FSHZH), (Agjencia e Zbatimit të Projektit) për projektin “Zhvillimi i integruar rajonal””.
Dekret nr. 79
Tiranë, më 8.6.2023
BAJRAM BEGAJ