02/04/2025• Akte Juridike, Archive, Dekrete• Bianka Hada
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
PRESIDENTI
D E K R E T
PËR SHPALLJE LIGJI
Në mbështetje të nenit 84, pika 1, dhe nenit 93 të Kushtetutës,
D E K R E T O J:
Shpalljen e ligjit nr. 15/2025, “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Dukatit të Madh të Luksemburgut, për mbrojtjen e ndërsjellë të informacionit të klasifikuar”.
Dekret nr. 107
Tiranë, më 2.4.2025
PRESIDENT I REPUBLIKËS
BAJRAM BEGAJ