17/12/2024• Akte Ligjore, Archive, Decrees• Bianka Hada
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
PRESIDENTI
D E K R E T
PËR SHPALLJE LIGJI DHE DHËNIEN E PËLQIMIT PËR HYRJEN NË FUQI MENJËHERË TË LIGJIT
Në mbështetje të nenit 84, pikat 1 dhe 4, dhe nenit 93 të Kushtetutës,
D E K R E T O J:
Neni 1
Shpalljen e ligjit nr. 116/2024, “Për ratifikimin e marrëveshjes ndryshuese me shkëmbim letrash të marrëveshjes së huas ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim për projektin “Për përmirësimin e sistemit të shëndetësisë””, ratifikuar me ligjin nr. 57/2015.
Neni 2
Dhënien e pëlqimit për hyrjen në fuqi menjëherë të ligjit nr. 116/2024, “Për ratifikimin e marrëveshjes ndryshuese me shkëmbim letrash të marrëveshjes së huas ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim për projektin “Për përmirësimin e sistemit të shëndetësisë””, ratifikuar me ligjin nr. 57/2015.
Dekret nr. 404
Tiranë, më 17.12.2024
PRESIDENT I REPUBLIKËS
BAJRAM BEGAJ