27/02/2025• Akte Ligjore, Archive, Decrees• Bianka Hada
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
PRESIDENTI
D E K R E T
PËR SHPALLJE LIGJI
Në mbështetje të nenit 84, pika 1, dhe nenit 93 të Kushtetutës,
D E K R E T O J:
Shpalljen e ligjit nr. 11/2025, “Për ratifikimin e vendimit nr. 1/2024 të Komitetit të Përbashkët të Konventës Rajonale për Rregullat Preferenciale të Origjinës Pan-Euro-Mediteriane të 12 dhjetorit 2024 për ndryshimin e vendimit nr. 1/2023 të Komitetit të Përbashkët, miratuar me ligjin nr. 59/2024, në lidhje me përdorimin e certifikatave të qarkullimit të lëshuara në mënyrë elektronike, në kuadrin e kësaj konvente, të zbatueshme që nga 1 janari 2025”.
Dekret nr. 78
Tiranë, më 27.2.2025
PRESIDENT I REPUBLIKËS
BAJRAM BEGAJ