09/01/2024• Akte Ligjore, Archive, Decrees• Bianka Hada
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
INSTITUCIONI I PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS
PRESIDENTI
D E K R E T
PËR SHPALLJE LIGJI
Në mbështetje të nenit 84, pika 1 dhe nenit 93 të Kushtetutës,
D E K R E T O J:
Shpalljen e ligjit nr. 104/2023, “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë për bashkëpunim financiar 2020 për projektin “Programi i performancës dhe investimeve në sektorin e ujërave, pjesa e dytë (Infrastruktura komunale, Faza V, Pjesa II)””.
Dekret nr. 3
Tiranë, më 9.1.2024
BAJRAM BEGAJ