12/02/2025• Akte Ligjore, Archive, Decrees• Bianka Hada
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
PRESIDENTI
D E K R E T
PËR
SHPALLJE LIGJI
Në mbështetje të nenit 84, pika 1, dhe nenit 93 të Kushtetutës,
D E K R E T O J:
Shpalljen e ligjit nr. 1/2025, “Për ratifikimin e marrëveshjes ndryshuese të marrëveshjes së huas ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për Financimin e Projektit “Hekurudhat Shqiptare – rehabilitimi i linjës hekurudhore Tiranë – Durrës dhe ndërtimi i linjës hekurudhore për në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës””, ratifikuar me ligjin nr. 29/2017.
Dekret nr. 28
Tiranë, më 12.2.2025
PRESIDENT I REPUBLIKËS
BAJRAM BEGAJ