Presidenti i Republikës së Shqipërisë

Akte Juridike, Dekrete

Presidenti Begaj dekreton nxjerrjen në lirim të kundëradmiralit Kristaq Mihal Gerveni

Stema per dekretet e sakte e1695984479812

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

INSTITUCIONI I PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS

PRESIDENTI

D E K R E T

PËR NXJERRJEN NË LIRIM TË OFICERIT ME GRADË MADHORE

Në mbështetje të nenit 93 të Kushtetutës, nenit 9, pika 3, shkronja “g”,  të ligjit nr. 64/2014, “Për pushtetet dhe autoritetet e drejtimit e të komandimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, si dhe nenit 26, pika 1, shkronja “a”, të ligjit nr. 59/2014, “Për karrierën ushtarake në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, me propozim të Ministrit të Mbrojtjes,

D E K R E T O J :

Neni 1

Kundëradmiral Kristaq Mihal Gerveni, nxirret në lirim nga Forcat e Armatosura. 

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë. 

Dekret nr. 42

Tiranë, më 21.3.2023 

BAJRAM BEGAJ