Presidenti i Republikës së Shqipërisë

Dekrete, Akte Juridike, Archive

Presidenti Begaj dekreton lirimin nga detyra të Zëvendësdrejtorit të Shërbimit Informativ të Shtetit

 

Stema per dekretet e sakte e1695984479812

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

INSTITUCIONI I PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS

PRESIDENTI

D E K R E T

PËR LIRIMIN E ZËVENDËSDREJTORIT TË SHËRBIMIT INFORMATIV TË SHTETIT

Në mbështetje të nenit 93 të Kushtetutës dhe nenit 5 të ligjit nr. 8391, datë 28.10.1998, “Për Shërbimin Informativ Kombëtar”, të ndryshuar, me propozim të Kryeministrit,

D E K R E T O J:

Neni 1

Zoti Oljan Kanushi lirohet nga detyra e Zëvendësdrejtorit të Shërbimit Informativ të Shtetit.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

 

Dekret nr. 211

Tiranë, më 14.9.2023

 

BAJRAM BEGAJ