30/08/2024• Akte Juridike, Archive, Dekrete• Bianka Hada
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
PRESIDENTI
D E K R E T
PËR NXJERRJEN NË LIRIM TË OFICERIT ME GRADË MADHORE
Në mbështetje të nenit 93 të Kushtetutës, nenit 9, pika 3, shkronja “g” të ligjit nr. 64/2014, “Për pushtetet dhe autoritetet e drejtimit e të komandimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar”, si dhe nenit 14, pika 2, shkronja “b” të ligjit nr. 59/2014, “Për karrierën ushtarake në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar”, me propozim të Ministrit të Mbrojtjes,
D E K R E T O J:
Neni 1
Gjeneralmajor Manushaqe Rakip Shehu nxirret në lirim nga Forcat e Armatosura.
Neni 2
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Dekret nr. 332
Tiranë, më 30.8.2024
PRESIDENT I REPUBLIKËS
BAJRAM BEGAJ