Presidenti i Republikës së Shqipërisë

Akte Ligjore, Archive, Decrees

President Begaj decrees the release from the duties of the Ambassador Extraordinary and Plenipotentiary of the Republic of Albania to the United Nations in New York, resident, as well as from the duties of the Ambassador Extraordinary and Plenipotentiary of the Republic of Albania to the Republic of Cuba, non-resident

Stema per dekretet e sakte e1695984479812

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

INSTITUCIONI I PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS

PRESIDENTI

D E K R E T

PËR

 LIRIM AMBASADORI NGA DETYRA

Në mbështetje të nenit 92, shkronja “dh”, nenit 93 të Kushtetutës, si dhe nenit 26, pika 2 të ligjit nr. 23/2015, “Për shërbimin e jashtëm të Republikës së Shqipërisë”, me propozim të Kryeministrit,

D E K R E T O J:

Neni 1

Zoti Ferit Hoxha lirohet nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, rezident, si dhe nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Kubës, jo rezident.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

 

Dekret nr. 51

Tiranë, më 8.2.2024

                                   

BAJRAM BEGAJ