Presidenti i Republikës së Shqipërisë

Akte Ligjore, Archive, Decrees

President Begaj decrees the release from the duties of the Ambassador Extraordinary and Plenipotentiary of the Republic of Albania to the Federative Republic of Brazil, resident, as well as from the duties of the Ambassador Extraordinary and Plenipotentiary of the Republic of Albania to the Republic of Argentina, to the Republic of Bolivia, to the Republic of Ecuador, in the Republic of Chile, in the Republic of Colombia, in the Republic of Peru and in the Republic of Uruguay, non-resident

Stema per dekretet e sakte e1695984479812

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

PRESIDENTI

D E K R E T

PËR LIRIM AMBASADORI NGA DETYRA

Në mbështetje të nenit 92, shkronja “dh”, nenit 93 të Kushtetutës, si dhe nenit 26, pika 2 të ligjit nr. 23/2015, “Për shërbimin e jashtëm të Republikës së Shqipërisë”, me propozim të Kryeministrit,

D E K R E T O J:

Neni 1

Zoti Rezar Bregu lirohet nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën Federative të Brazilit, rezident, si dhe nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Argjentinës, në Republikën e Bolivisë, në Republikën e Ekuadorit, në Republikën e Kilit, në Republikën e Kolumbisë, në Republikën e Perusë dhe në Republikën e Uruguait, jo rezident.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

 

Dekret nr. 261

Tiranë, më 25.7.2024

 

PRESIDENT I REPUBLIKËS

BAJRAM BEGAJ