Presidenti i Republikës së Shqipërisë

Akte Ligjore, Archive, Decrees

President Begaj decrees the release from the duties of the Ambassador Extraordinary and Plenipotentiary of the Republic of Albania to the Mission of the Republic of Albania to the European Union, resident, from the duties of the Ambassador Extraordinary and Plenipotentiary of the Republic of Albania to the Kingdom of Belgium, resident, as well as from the duties of the Ambassador Extraordinary and Plenipotentiary of the Republic of Albania to the Grand Duchy of Luxembourg, non-resident

Stema per dekretet e sakte e1695984479812

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

INSTITUCIONI I PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS

PRESIDENTI

D E K R E T

PËR

 LIRIM AMBASADORI NGA DETYRA

Në mbështetje të nenit 92, shkronja “dh”, nenit 93 të Kushtetutës, si dhe nenit 26, pika 2 të ligjit nr. 23/2015, “Për shërbimin e jashtëm të Republikës së Shqipërisë”, me propozim të Kryeministrit,

D E K R E T O J:

Neni 1

Zonja Suela Janina lirohet nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Misionin e Republikës së Shqipërisë pranë Bashkimit Evropian, rezident, nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Belgjikës, rezident, si dhe nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Dukatin e Madh të Luksemburgut, jo rezident.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

 

Dekret nr. 50

Tiranë, më 8.2.2024

                                   

BAJRAM BEGAJ