Presidenti i Republikës së Shqipërisë

Akte Ligjore, Archive, Decrees

President Begaj decrees the release from the duties of the Ambassador Extraordinary and Plenipotentiary of the Republic of Albania to the Kingdom of Saudi Arabia, resident, as well as from the duties of the Ambassador Extraordinary and Plenipotentiary of the Republic of Albania to the Kingdom of Bahrain, the Sultanate of Oman and the Republic of Yemen, non-resident

Stema per dekretet e sakte e1695990338155

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

INSTITUCIONI I PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS

PRESIDENTI

D E K R E T

PËR LIRIM AMBASADORI NGA DETYRA

Në mbështetje të nenit 92, shkronja “dh”, nenit 93 të Kushtetutës, si dhe nenit 26, pika 2 të ligjit nr. 23/2015, “Për shërbimin e jashtëm të Republikës së Shqipërisë” me propozim të Kryeministrit,

D E K R E T O J:

Neni 1

Zoti Sami Shiba lirohet nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Arabisë Saudite, rezident, si dhe nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Bahreinit, në Sulltanatin e Omanit dhe në Republikën e Jemenit, jorezident.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

 

Dekret nr. 252

Tiranë, më 28.9.2023                        

BAJRAM BEGAJ