26/08/2024• Akte Juridike, Archive, Dekrete• Bianka Hada
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
PRESIDENTI
D E K R E T
PËR EMËRIMIN E REKTORIT
TË UNIVERSITETIT “FAN S. NOLI”, KORÇË
Në mbështetje të nenit 92, shkronja “g”, nenit 93 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, nenit 39, pika 8 të ligjit nr. 80/2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, si dhe mbi bazën e rezultatit të zgjedhjeve për organet dhe autoritetet drejtuese në universitetet publike, përcjellë nga Ministri i Arsimit dhe Sportit,
D E K R E T O J:
Neni 1
Zoti Lorenc Llazaraq Ekonomi emërohet Rektor i Universitetit “Fan S. Noli”, Korçë.
Neni 2
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Dekret nr. 317
Tiranë, më 26.8.2024
PRESIDENT I REPUBLIKËS
BAJRAM BEGAJ