Presidenti i Republikës së Shqipërisë

Akte Juridike, Archive, Dekrete

Presidenti Begaj dekreton emërimin në detyrë të Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Azerbajxhanit, rezident

Stema per dekretet e sakte e1695984479812

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

PRESIDENTI

D E K R E T

PËR

EMËRIM AMBASADORI NË DETYRË

Në mbështetje të nenit 92, shkronja “dh”, nenit 93 të Kushtetutës, si dhe nenit 26, pika 2 të ligjit nr. 23/2015, “Për shërbimin e jashtëm të Republikës së Shqipërisë”, me propozim të Kryeministrit,

D E K R E T O J:

Neni 1

Zoti Besart Kadia emërohet Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Azerbajxhanit, rezident.

 Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

 

Dekret nr. 246

Tiranë, më 8.7.2024

 

PRESIDENT I REPUBLIKËS

BAJRAM BEGAJ