Presidenti i Republikës së Shqipërisë

Akte Ligjore, Archive, Decrees

President Begaj decrees the appointment to office of the Ambassador Extraordinary and Plenipotentiary of the Republic of Albania to the Kingdom of Saudi Arabia, resident, and the Ambassador Extraordinary and Plenipotentiary of the Republic of Albania to the Kingdom of Bahrain, the Sultanate of Oman and the Republic of Yemen, non-resident

Stema per dekretet e sakte e1695990338155

 REPUBLIKA E SHQIPËRISË

INSTITUCIONI I PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS

PRESIDENTI

D E K R E T

PËR EMËRIM AMBASADORI NË DETYRË

Në mbështetje të nenit 92, shkronja “dh”, nenit 93 të Kushtetutës, si dhe nenit 26, pika 2 të ligjit nr. 23/2015, “Për shërbimin e jashtëm të Republikës së Shqipërisë” me propozim të Kryeministrit,

D E K R E T O J:

Neni 1

Zoti Saimir Bala emërohet Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Arabisë Saudite, rezident, dhe Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Bahreinit, në Sulltanatin e Omanit dhe në Republikën e Jemenit, jorezident.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

 

Dekret nr. 257

Tiranë, më 28.9.2023                                   

BAJRAM BEGAJ