08/07/2024• Akte Ligjore, Archive, Decrees• Bianka Hada
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
PRESIDENTI
D E K R E T
PËR
EMËRIM AMBASADORI NË DETYRË
Në mbështetje të nenit 92, shkronja “dh”, nenit 93 të Kushtetutës, si dhe nenit 26, pika 2 të ligjit nr. 23/2015, “Për shërbimin e jashtëm të Republikës së Shqipërisë”, me propozim të Kryeministrit,
D E K R E T O J:
Neni 1
Zonja Artemis Malo emërohet Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Kanada, rezident.
Neni 2
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Dekret nr. 247
Tiranë, më 8.7.2024
PRESIDENT I REPUBLIKËS
BAJRAM BEGAJ