Presidenti i Republikës së Shqipërisë

Decrees

President Begaj decrees the appointment to office of the Ambassador Extraordinary and Plenipotentiary of the Republic of Albania to the Kingdom of Spain, resident, and the Ambassador Extraordinary and Plenipotentiary of the Republic of Albania to the Kingdom of Morocco, to the Islamic Republic of Mauritania and to the Principality of Andorra, non-resident

Stema per dekretet e sakte e1695990338155

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

INSTITUCIONI I PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS

PRESIDENTI

D E K R E T

PËR EMËRIM AMBASADORI NË DETYRË

Në mbështetje të nenit 92, shkronja “dh”, nenit 93 të Kushtetutës, si dhe nenit 26, pika 2 të ligjit nr. 23/2015, “Për shërbimin e jashtëm të Republikës së Shqipërisë” me propozim të Kryeministrit,

D E K R E T O J:

Neni 1

Zonja Entela Gjika emërohet Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në  Mbretërinë e Spanjës, rezident, dhe Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Marokut, në Republikën Islamike të Mauritanisë dhe në Principatën e Andorrës, jorezident.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

 

Dekret nr. 231

Tiranë, më 25.9.2023

                                   

 

BAJRAM BEGAJ