Presidenti i Republikës së Shqipërisë

Akte Ligjore, Archive, Decrees

President Begaj decrees the appointment of Mr. Valbon Çekrezi as judge of the Supreme Court

Stema per dekretet e sakte e1695990338155

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

INSTITUCIONI I PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS

PRESIDENTI

D E K R E T

PËR

EMËRIMIN E GJYQTARIT  TË  GJYKATËS SË LARTË

Në mbështetje të nenit 93, nenit 136, pika 1 dhe 2, të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, si dhe nenit 48, pika 13, të ligjit nr. 96/2016, “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar, bazuar në vendimin nr. 474, datë 13.9.2023, të Këshillit të Lartë Gjyqësor, “Për propozimin për emërim në Gjykatën e Lartë të kandidatit z. Valbon Çekrezi” për pozicionin e lirë në fushën e së drejtës civile, shpallur me vendimin nr. 537, datë 17.11.2021, të Këshillit të Lartë Gjyqësor.

 

D E K R E T O J:

Neni 1

Zoti Valbon Çekrezi emërohet gjyqtar i Gjykatës së Lartë nga radhët e gjyqtarëve.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

 

Dekret nr. 250

Tiranë, më 27.9.2023    

 

         BAJRAM BEGAJ