04/10/2023• Akte Ligjore, Archive, Decrees• Bianka Hada
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
INSTITUCIONI I PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS
PRESIDENTI
D E K R E T
PËR EMËRIMIN E REKTORIT TË AKADEMISË SË SIGURISË
Në mbështetje të nenit 92, shkronja “g” dhe nenit 93 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, nenit 39, pika 8, të ligjit nr. 80/2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, pikës 7 të Vendimit nr. 881, datë 28.10.2020 i Këshillit të Ministrave, “Për dhënien e statusit të veçantë Akademisë së Sigurisë, si institucioni i vetëm publik i arsimit të lartë në fushën e rendit e të sigurisë publike, si dhe organizimin e funksionimin e saj”, i ndryshuar, si dhe Vendimit nr.12, datë 30.7.2023, të Komisionit Institucional të Zgjedhjeve të Akademisë së Sigurisë, “Për shpalljen e rezultateve të zgjedhjeve të para për autoritetin drejtues, në pozicionin Rektor të Akademisë së Sigurisë”, me propozim të Ministrit të Brendshëm dhe Ministrit të Arsimit dhe Sportit,
D E K R E T O J:
Neni 1
Zoti Ilirjan Mandro, emërohet Rektor i Akademisë së Sigurisë.
Neni 2
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Dekret nr. 276
Tiranë, më 4.10.2023
BAJRAM BEGAJ