02/08/2022• Akte Juridike, Archive, Dekrete• Bianka Hada
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
INSTITUCIONI I PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS
PRESIDENTI
DEKRET
PËR
EMËRIM NË DETYRË TË SHEFIT TË SHTABIT TË PËRGJITHSHËM TË FORCAVE TË ARMATOSURA
Në mbështetje të neni 93 dhe nenit 169, pika 3, të Kushtetutës, të nenit 9, pika 3, shkronja “b”, të ligjit nr.64/2014, “Për pushtetet dhe autoritetet e drejtimit e të komandimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozim të Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë me nr. 4460/1 prot., datë 29.07.2022,
D e k r e t o j
Neni 1
Gjeneral Brigade Arben Voke Kingji, emërohet Shef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë.
Neni 2
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Nr. i Dekretit 13840
Tiranë, më 02.08.2022
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
BAJRAM BEGAJ