03/04/2023• Akte Juridike, Archive, Dekrete• Bianka Hada
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
INSTITUCIONI I PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS
PRESIDENTI
D E K R E T
PËR EMËRIMIN E DREJTORIT TË SHËRBIMIT INFORMATIV TË SHTETIT
Në mbështetje të nenit 92, shkronja “f”, nenit 93 të Kushtetutës, si dhe të nenit 5, të ligjit nr. 8391, datë 28.10.1998, “Për Shërbimin Informativ Kombëtar”, të ndryshuar, me propozim të Kryeministrit,
D E K R E T O J:
Neni 1
Zonja Vlora Ramush Hyseni, emërohet në detyrën e drejtorit të Shërbimit Informativ të Shtetit.
Neni 2
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Dekret nr. 51
Tiranë, më 3.4.2023
BAJRAM BEGAJ