10/07/2023• Akte Ligjore, Archive, Decrees• Bianka Hada
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
INSTITUCIONI I PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS
PRESIDENTI
D E K R E T
PËR EMËRIM AMBASADORI NË DETYRË
Në mbështetje të nenit 92, shkronja “dh”, nenit 93 të Kushtetutës, si dhe nenit 26, pika 2 të ligjit nr. 23/2015, “Për shërbimin e jashtëm të Republikës së Shqipërisë” me propozim të Kryeministrit,
D E K R E T O J:
Neni 1
Zonja Adia Sakiqi emërohet Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën Federale të Gjermanisë, rezident.
Neni 2
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Dekret nr. 109
Tiranë, më 10.7.2023
BAJRAM BEGAJ