Presidenti i Republikës së Shqipërisë

Akte Juridike, Archive, Dekrete

Presidenti Begaj dekreton dhënien e gradës madhore “Nënadmiral” për Kundëradmiral Adnand Dëfrim Agastra, me detyrë “Komandant i Forcës Detare”

Stema per dekretet e sakte e1695984479812

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

PRESIDENTI

D E K R E T

PËR

DHËNIE GRADE MADHORE

Në mbështetje të nenit 92, shkronja “d”, nenit 93 të Kushtetutës, si dhe të nenit 9, pika 3, shkronja “a” të ligjit nr. 64/2014, “Për pushtetet dhe autoritetet e drejtimit e të komandimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar”, me propozim të Ministrit të Mbrojtjes, datë 30.12.2024,

D E K R E T O J:

Neni 1

Kundëradmiral Adnand Dëfrim Agastra, me detyrë “Komandant i Forcës Detare”, i jepet grada madhore “Nënadmiral”.

 Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

 

Dekret nr. 27

Tiranë, më 7.2.2025

 

   PRESIDENT I REPUBLIKËS

BAJRAM BEGAJ