04/02/2025• Akte Juridike, Archive, Dekrete• Bianka Hada
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
PRESIDENTI
D E K R E T
PËR
DHËNIE GRADE MADHORE
Në mbështetje të nenit 92, shkronja “d”, nenit 93 të Kushtetutës, si dhe të nenit 9, pika 3, shkronja “a” të ligjit nr. 64/2014, “Për pushtetet dhe autoritetet e drejtimit e të komandimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar”, me propozim të Ministrit të Mbrojtjes, datë 30.12.2024,
D E K R E T O J:
Neni 1
Gjeneral Brigade Ferdinant Vasil Dimo, me detyrë “Komandant i Forcës Ajrore”, i jepet grada madhore “Gjeneral Major”.
Neni 2
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Dekret nr. 25
Tiranë, më 4.2.2025
PRESIDENT I REPUBLIKËS
BAJRAM BEGAJ