26/06/2023• Akte Juridike, Dekrete• Bianka Hada
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
INSTITUCIONI I PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS
PRESIDENTI
D E K R E T
PËR
DHËNIE GRADE MADHORE
Në mbështetje të nenit 92, shkronja “d”, nenit 93 të Kushtetutës, si dhe të pikës 3, shkronja “b”, të nenit 9 të ligjit nr. 64/2014, “Për pushtetet dhe autoritetet e drejtimit e të komandimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë” i ndryshuar, me propozim të Kryeministrit,
D E K R E T O J :
Neni 1
Gjeneral Brigade Arben Voke Kingji, me detyrë “Shef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura”, i jepet grada madhore “Gjeneral Major”.
Neni 2
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Dekret nr. 89
Tiranë, më 26.6.2023
BAJRAM BEGAJ