Presidenti i Republikës së Shqipërisë

Akte Juridike, Archive, Dekrete

Presidenti Begaj dekreton dhënien e gradës madhore “Gjeneral Brigade” për Kolonel Hamdi Dine Doda, me detyrë “Komandant i Agjencisë së Sistemeve të Ndërlidhjes dhe Informacionit” në Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura

Stema per dekretet e sakte e1695984479812

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

PRESIDENTI

D E K R E T 

PËR

DHËNIE GRADE MADHORE

Në mbështetje të nenit 92, shkronja “d”, nenit 93 të Kushtetutës, si dhe të nenit 9, pika 3, shkronja “a” të ligjit nr. 64/2014, “Për pushtetet dhe autoritetet e drejtimit e të komandimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar”, me propozim të Ministrit të Mbrojtjes, datë 31.12.2024,

D E K R E T O J:

Neni 1

Kolonel Hamdi Dine Doda, me detyrë “Komandant i Agjencisë së Sistemeve të Ndërlidhjes dhe Informacionit” në Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, i jepet grada madhore “Gjeneral Brigade”.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

 

Dekret nr. 87

Tiranë, më 28.2.2025

 

PRESIDENT I REPUBLIKËS

  BAJRAM BEGAJ