Presidenti i Republikës së Shqipërisë

Akte Ligjore, Archive, Decrees

President Begaj decrees the granting of the major rank of “Brigadier General” to Colonel Aleksandër Koço Pando, with the duty of “Chief of the General Staff of the Armed Forces”

Stema per dekretet e sakte e1695984479812

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

INSTITUCIONI I PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS

PRESIDENTI

D E K R E T

PËR

DHËNIE GRADE MADHORE

Në mbështetje të nenit 92, shkronja “d”, nenit 93 të Kushtetutës, si dhe të nenit 9, pika 3, shkronja “a”, të ligjit nr. 64/2014, “Për pushtetet dhe autoritetet e drejtimit e të komandimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar”, me propozim të Ministrit të Mbrojtjes, datë 29.12.2023,

D E K R E T O J:

Neni 1

Kolonel Aleksandër Koço Pando, me detyrë “Drejtor” i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura në Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, i jepet grada madhore “Gjeneral Brigade”.

 Neni 2

 Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

 

Dekret nr. 31

Tiranë, më 24.1.2024

 

BAJRAM BEGAJ