27/11/2024• Akte Juridike, Archive, Dekrete• Bianka Hada
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
PRESIDENTI
D E K R E T
PËR DHËNIE GRADE
Në mbështetje të nenit 92, shkronja “d”, nenit 93 të Kushtetutës, si dhe të pikës 3, shkronja “b” të nenit 9 të ligjit nr. 64/2014, “Për pushtetet dhe autoritetet e drejtimit e të komandimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar”, me propozim të Kryeministrit,
D E K R E T O J :
Neni 1
Gjeneral major Arben Voke Kingji, me detyrë Shef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, i jepet grada “Gjeneral lejtnant”.
Neni 2
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Dekret nr. 396
Tiranë, më 27.11.2024
PRESIDENT I REPUBLIKËS
BAJRAM BEGAJ