05/12/2024• Akte Ligjore, Archive, Decrees• Bianka Hada
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
PRESIDENTI
D E K R E T
PËR CAKTIMIN E DATËS SË ZGJEDHJEVE PËR KUVENDIN
Në mbështetje të nenit 65, pikat 1 dhe 2, nenit 92, shkronja “gj”, dhe nenit 93 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, nenit 8, dhe nenit 9, pikat 1 dhe 4 të ligjit nr. 10 019, datë 29.12.2008, “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar”,
D E K R E T O J:
Neni 1
Zgjedhjet për Kuvendin të zhvillohen ditën e diel, në datën 11 maj 2025.
Neni 2
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Dekret nr. 399
Tiranë, më 5.12.2024
PRESIDENT I REPUBLIKËS
BAJRAM BEGAJ