Presidenti i Republikës së Shqipërisë

Akte Juridike, Archive, Dekrete

Presidenti Begaj dekreton caktimin e datës së zgjedhjeve për Kuvendin 

Stema per dekretet e sakte e1695984479812

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

PRESIDENTI

D E K R E T

PËR CAKTIMIN E DATËS SË ZGJEDHJEVE PËR KUVENDIN

Në mbështetje të nenit 65, pikat 1 dhe 2, nenit 92, shkronja “gj”, dhe nenit 93 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, nenit 8, dhe nenit 9, pikat 1 dhe 4 të ligjit nr. 10 019, datë 29.12.2008, “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar”,

D E K R E T O J:

Neni 1

Zgjedhjet për Kuvendin të zhvillohen ditën e diel, në datën 11 maj 2025.

  Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

 

 

Dekret nr. 399

Tiranë, më  5.12.2024

 

PRESIDENT I REPUBLIKËS

BAJRAM BEGAJ