05/07/2024• Akte Juridike, Archive, Dekrete• Bianka Hada
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
PRESIDENTI
D E K R E T
PËR
CAKTIMIN E DATËS SË ZGJEDHJEVE PËR KRYETAR TË BASHKISË HIMARË, QARKU VLORË
Në mbështetje të nenit 92, shkronja “gj” dhe nenit 93, të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë,
D E K R E T O J:
Neni 1
Caktimin e datës 4 Gusht 2024, për zhvillimin e zgjedhjeve për Kryetar të Bashkisë Himarë, Qarku Vlorë.
Neni 2
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Dekret nr. 244
Tiranë, më 5.7.2024
PRESIDENT I REPUBLIKËS
BAJRAM BEGAJ