29/07/2024• Akte Ligjore, Archive, Decrees• Bianka Hada
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
PRESIDENTI
D E K R E T
PËR SHPALLJE LIGJI
Në mbështetje të nenit 84, pika 1, dhe nenit 93 të Kushtetutës,
D E K R E T O J:
Shpalljen e ligjit nr. 71/2024, “Për ratifikimin e marrëveshjes së financimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë, Republikës së Maqedonisë së Veriut, përfaqësuar nga Sekretariati për Çështjet Evropiane, dhe Komisionit Evropian, për programin IPA të bashkëpunimit ndërkufitar Maqedonia e Veriut – Shqipëri 2021-2027”.
Dekret nr. 263
Tiranë, më 29.7.2024
PRESIDENT I REPUBLIKËS
BAJRAM BEGAJ