Potenciali turistik i Pustecit në vëmendjen e Presidentit Begaj
Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bajram Begaj, së bashku me Presidentin e Maqedonisë së Veriut, Sh.T.Z. Stevo Pendarovski, vizituan sot disa nga atraksionet turistike të Pustecit.
Fillimisht, presidentët vizituan kishën e Shën Mëhillit që ndodhet në qendër të Pustecit, e cila daton që prej vitit 1754, rindërtuar pas viteve ’90.
Më pas, dy presidentët u ndalën edhe në fshatin Gollomboc, ku vizituan shtëpinë-muze të shkrimtarit të njohur Sterjo Spasse.
Pjesë e axhendës ishte edhe udhëtimi me varkë për në ishullin e Maligradit, që ndodhet në Liqenin e Prespës. Ishulli piktoresk është i njohur për kishën e Shën Mërisë, e cila daton që prej shekullit të XIV dhe që u vizitua gjithashtu nga dy presidentët.