Njoftim i Zëdhënësit të Presidentit të Republikës, z. Tedi Blushi

Njoftim i Zëdhënësit të Presidentit të Republikës, z. Tedi Blushi

Në përgjigje të interesimit të gazetarëve, Zëdhënësi i Presidentit, z. Tedi Blushi bën me dije se:

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta, në përgjigje të kërkesës së Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe në bashkëpunim me Kryetarin e KLP-së, z. Gent Ibrahimi, në mbështetje të nenit 61 pika 2 të ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” të ndryshuar”, ditën e enjte, në datën 19 dhjetor 2019, ora 09:30, organizon ceremoninë e betimit të 8 (tetë) prokurorëve të emëruar në Prokurorinë e Posaçme (SPAK).