31/07/2024• Lajme• Bianka Hada
Presidenti i Republikës u komunikoi sot komisioneve parlamentare të ligjeve dhe të ekonomisë gjetjet dhe konstatimet lidhur me trajtimin që i është bërë të ashtuquajturit “skandali me mikrokreditë” nga institucionet publike të vendit.
Gjetjet dhe konstatimet vijnë pas komunikimit institucional dhe informimit nga Banka e Shqipërisë dhe Ministria e Drejtësisë për hapat e ndërmarra prej tyre në përballimin e situatës.
Bashkë me shqetësimin për pasojat e rënda që kjo skemë abuzive ka ngarkuar në shpinën e një numri tejet të lartë qytetarësh, të cilët u përkasin shtresave vulnerabël dhe pa mjete mbrojtëse, Presidenti i Republikës sensibilizon për nevojën për një reagim të fortë, të bashkërenduar dhe efikas të të gjithë strukturave kompetente, për të dominuar jo vetëm këtë skemë abuzimi, por për të siguruar që të tilla ngjarje në të ardhmen të parandalohen në gjenezë.
Komisionet parlamentare disponojnë instrumenta të mjaftueshme ligjore për të mbikëqyrur reagimin institucional dhe për të udhëhequr procesin e përmirësimeve ligjore.
Bashkëlidhur teksti i komunikimit.
https://president.al/wp-content/uploads/2024/07/Komunikimi-i-Presidentit-të-Republikës.pdf