Presidenti i Republikës së Shqipërisë

Lajme

Njoftim publik mbi organizimin e ceremonisë së betimit të zotit Ilir Toska në detyrën e Gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese

stema

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
PRESIDENTI

 

NJOFTIM PUBLIK

MBI ORGANIZIMIN E CEREMONISË SË BETIMIT TË ZOTIT ILIR TOSKA NË DETYRËN E GJYQTARIT TË GJYKATËS KUSHTETUESE  

Në Institucionin e Presidentit të Republikës është administruar me nr. 3270 prot., datë 13.9.2022, vendimi nr. 3, datë 12.9.2022 i Gjykatës së Lartë përmes të cilit, Mbledhja e Posaçme e Gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë ka vendosur, që zoti Ilir Toska të zgjidhet anëtar i Gjykatës Kushtetuese.

Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, në mbështetje të nenit 129, të Kushtetutës dhe nenit 8, të ligjit nr. 8577/2000 “Për organizmin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, pasi u njoh me vendimin e përcjellë me shkresë nr. 4496/1 prot., datë 13.9.2022, të Zëvendëskryetarit të Gjykatës së Lartë, vendosi:

Zoti Ilir Toska, anëtar i Gjykatës Kushtetuese, i zgjedhur në këtë detyrë nga Gjykata e Lartë, me vendimin nr. 3, datë 12.9.2022, të kryejë betimin përpara Presidentit të Republikës, ditën e hënë, më datë 26 shtator 2022, ora 10:00.

Ceremonia e betimit zhvillohet në Institucionin e Presidentit të Republikës, salla “Skënderbej”, me adresë Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 1, Tiranë.