23/01/2023• Lajme• Bianka Hada
NJOFTIM PUBLIK
MBI ORGANIZIMIN E CEREMONISË SË BETIMIT TË ZONJËS HOLTA ZAÇAJ NË DETYRËN E GJYQTARIT TË GJYKATËS KUSHTETUESE
Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bajram Begaj, në mbështetje të nenit 129, të Kushtetutës dhe nenit 8, të ligjit nr. 8577/2000, “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, vendosi:
Zonja Holta Zaçaj, e zgjedhur anëtare e Gjykatës Kushtetuese, me Vendimin nr. 2, datë 16.1.2023, të Mbledhjes së Posaçme të Gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë, të thirret për betim përpara Presidentit të Republikës, ditën e mërkurë, më datë 25.1.2023, ora 11.30.
Ceremonia e betimit do të zhvillohet në Institucionin e Presidentit të Republikës, salla “Skënderbej”, me adresë Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 1, Tiranë.
BAJRAM BEGAJ