Njoftim publik mbi organizimin e ceremonisë së betimit të gjyqtarit të ri të Gjykatës Kushtetuese

Njoftim publik mbi organizimin e ceremonisë së betimit të gjyqtarit të ri të Gjykatës Kushtetuese

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
PRESIDENTI

Nr. prot. 4388/1                                                                                                                                                                               Datë 29.12.2020

NJOFTIM PUBLIK

MBI ORGANIZIMIN E CEREMONISË SË BETIMIT TË GJYQTARIT TË RI TË GJYKATËS KUSHTETUESE

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta në datë 28.12.2020, ka administruar nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi Listën Përfundimtare të Renditjes së Kandidatëve të lejuar për kandidim dhe Raportin e Arsyetuar të Renditjes së tyre për plotësimin e vendit vakant në Gjykatën Kushtetuese (vakancë e parakohshme).

Kryetari i Shtetit, pasi shqyrtoi praktikën dhe dokumentacionin e përcjellë nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, në përfundim, me Dekretin nr. 11886, datë 28.12.2020, ka vendosur të emërojë zonjën Sonila Bejtja gjyqtare në Gjykatën Kushtetuese për plotësimin e kësaj vakance.

Presidenti i Republikës, në mbështetje të nenit 129 të Kushtetutës dhe nenit 8 të ligjit nr. 8577/2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, ka vendosur që:

Zonja Sonila Bejtja, anëtare e emëruar e Gjykatës Kushtetuese, të thirret për betim përpara Presidentit të Republikës, ditën e martë, në datë 29.12.2020, ora 12:30.