06/03/2023• Lajme• Bianka Hada
Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bajram Begaj, priti sot në takim Komandanten e Gardës Kombëtare të Nju Xhersit, Gjeneral Brigade Lisa J. Hou.
Presidenti Begaj falenderoi gjeneral Hou-n për vizitën dhe kontributin e saj në partneritetin strategjik ndërmjet Forcave tona të Armatosura dhe Gardës Kombëtare të Nju Xhersit.
Presidenti Begaj e vlerësoi bashkëpunimin si shumë të dobishëm dhe vit pas viti ai po shkon në nivele më të larta, sidomos në fushën e arsimit ushtarak, stërvitjeve të përbashkëta, trajnimeve në fushën e sigurisë kibernetike, etj.
Kreu i Shtetit vlerësoi faktin se në sërvitjen “Defender Europe 23”, që do të zhvillohet në vendin tonë, efektivë të gardës së Nju Xhersit do stërviten dhe do të veprojnë bashkërisht me efektivët tanë.
Presidenti Begaj shprehu besimin se “DE 23” do të jetë një tjetër arritje e suksesshme e partneritetit strategjik me SHBA-në.