Presidenti i Republikës së Shqipërisë

Mesazhe

Mesazhi i Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, në Ditën Ndërkombëtare të Paqes

Po jetojmë në një botë të trazuar nga konfliktet që përbëjnë kërcënime e rreziqe serioze për paqen dhe sigurinë botërore.

Zhvillimet më të fundit ndërkombëtare kanë treguar se paqja nuk është asnjëherë e sigurt.

Historia na njeh ne shqiptarët si paqedashës.

Luftërat që nuk i zgjodhëm, na kanë dhënë mësime të vyera.

Le të vijojmë të shpërndajmë modelin tonë të paqes e të ruajmë kulturën e mbrojtjes së saj.

Bota ka nevojë për të!