15/12/2022• Mesazhe• Bianka Hada
Dorëzimi i aplikimit të Kosovës për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian është një akt i rëndësishëm historik që i hap rrugë realizimit të aspiratës europiane të saj.
Përgëzime autoriteteve të Kosovës dhe shumë suksese në përmbushjen e detyrimeve të procesit!
U bëj thirrje të gjitha vendeve anëtare që ta mbështesin aplikimin e Kosovës, pasi kjo do të ishte jo vetëm në interesin më të mirë gjeopolitik të Bashkimit Evropian, por dhe një kontribut më shumë në mbështetje të një vendi e një populli me vokacion të qartë evropian dhe euro-atlantik.
Urime Kosovë e shumë suksese!