Presidenti i Republikës së Shqipërisë

Mesazhe

Mesazhi i Presidentit Begaj në 90-vjetorin e lindjes së aktores Tinka Kurti

GËZUAR TINKA KURTI – ZONJA E MADHE E TEATRIT DHE KINEMASË SHQIPTARE

Njerëzit e mëdhenj, e ndër ta edhe artistët padyshim, janë jo vetëm krenaria e një kombi, por edhe modelet apo shembujt e frymëzimit me të cilët një popull identifikohet.

E tillë është edhe “Artistja e Popullit”, “Nderi i Kombit” Tinka Kurti, e cila na vjen sot në 90-vjetorin e lindjes me madhështinë e veprës së saj dedikuar popullit dhe kombit tonë, me fisnikërinë e zonjës së madhe të teatrit dhe filmit shqiptar.

Përzemërsisht gëzuar Tinka Kurti!

Faleminderit për gjithçka i ke dhënë dhe i jep popullit që të do, që të nderon dhe që ndjehet krenar me emrin dhe veprën tënde!