13/01/2023• Mesazhe• Bianka Hada
Sot, në 110-vjetorin e krijimit të Policisë së Shtetit shpreh respektin më të thellë për të gjithë punonjësit e policisë, që kanë shërbyer pranë saj që nga themelimi e deri më sot.
Mirënjohje për kontributin, mundin, sakrificat dhe përkushtimin e pakursyer të çdo efektivi të Policisë së Shtetit, që e ka mbajtur me nder uniformën në emër të misionit të shenjtë të mbrojtjes dhe garantimit të rendit publik dhe jetës së qytetarëve.
Falenderim për partnerët ndërkombëtarë që mbështesin dhe na ndihmojnë në përsosjen e standardeve në funksion të përmbushjes së misionit të Policisë së Shtetit.
Nderim të thellë për të gjithë ata, që në emër të detyrës dhe sigurimit të rendit në vend kanë bërë sakrificën më sublime, duke dhënë jetën në përmbushje të detyrës.
Le të shërbejë sakrifica e tyre si frymëzim për të gjithë shqiptarët, me uniformë ose jo, për t’i shërbyer gjithmonë atdheut me përkushtim e vetëmohim.