Presidenti i Republikës së Shqipërisë

Mesazhe

Mesazhi i Presidentit Begaj me rastin e Ditës së Çlirimit

Në Ditën e Çlirimit, nderojmë dëshmorët e Shqipërisë, që dhanë jetën e tyre për të mbrojtur vendin nga pushtuesit nazifashistë.

Përulemi me mirënjohjen më të madhe përpara kujtimit të tyre!

Nderimi më i madh që mund t’i bëjmë sakrificës së heronjve të atdheut, është duke mbajtur gjallë kujtimin e tyre, duke i shërbyer vendit më përkushtim e përgjegjësi, e duke mos e marrë lirinë kurrë të mirëqenë.

Lavdi përjetë Dëshmorëve të Atdheut!