Presidenti i Republikës së Shqipërisë

d393c06a ae8a 42b8 a3cf 243fbbc2ea96

Lajme

Kremtohet 104-vjetori i Tiranës Kryeqytet. Presidenca hap dyert për herë të parë për qytetarët

Presidenti i Republikës, SH. T. Z. Bajram Begaj, hapi sot dyert e institucionit për kremtimin e 104-vjetorit të shpalljes së Tiranës Kryeqytet.

5d9cb9d1 afc2 4e0a 9587 1db0f7a49cbb

Në këtë aktivitet morën pjesë si të ftuar nderi personalitete të mjekësisë, drejtësisë, kulturës, arsimit, medias, si dhe përfaqësues të familjeve autoktone të Tiranës.

4f616d48 e42a 4942 a796 1c4234a38b99

Presidenti vlerësoi kontributin e tyre për Tiranën si kryeqendër të Shqipërisë, si dhe zemërgjërësinë e bujarinë që kanë treguar ndaj të ardhurve ndër vite nga trojet e tjera shqiptare.

“Në Tiranë gjendet e gdhendur një pjesë e historisë së popullit tonë. Kryeqyteti i transformuar ndër vite nga një nyje që lidhte rrugët kryesore të trevave tona, në qendrën kryesore politike, ekonomike, sociale dhe kulturore të shqiptarisë, është një histori suksesi”, – u shpreh Presidenti Begaj në fjalën përshëndetëse.

917be128 61b1 4f71 be44 f6f483037fa7

“Historia e qytetit është pa dyshim historia e mrekullueshme e banorëve të Tiranës. Secila gjeneratë la gjurmët e saj në histori, arkitekturë, urbanistikë dhe, mbi të gjitha, në frymën e saj patriotike, atdhetare dhe pro perëndimore. Tirana dhe qytetarët e saj i kanë paraprirë progresit, duke e kthyer atë në kryeqendrën e shqiptarëve kudo ata ndodhen“, – dekaroi Presidenti në fjalën përshëndetëse.   

Përgjatë këtij aktiviteti qytetarët patën mundësi të rikujtojnë të shkruarën dhe të prekin të tashmen e Tiranës, të treguar përmes dokumenteve autentikë, fotografive, pikturave dhe botimeve të autorëve të Tiranës.

68481c78 0d60 4aea 954c a64e28b4afdf

Pjesë e kremtimit të 104-vjetorit të Tiranës Kryeqytet ishin artistë të njohur të Tiranës , të cilët, përmes interpretimeve të tyre, sollën kryeqytetin në tinguj e vargje.

82b7db13 4b38 46d3 bae3 30fcb81488bb

Artizanët e Tiranës, që promovojnë traditën e të parëve të tyre, ekspozuan punime të ruajtura prej shekujsh.

b2949d57 365c 460c 9011 73124768cc7b

8eb8ac90 8e48 472d 9082 1fd8ac56bce2Tirana e së shkuarës dhe e së tashmes u shfaq në Presidencë edhe përmes pikturave të artistëve që i përkasin brezave të ndryshëm që nga themelimi i kryeqytetit.

c7c09313 f4ff 45bd b518 113260e24d57