Znj. Armanda Begaj ka lindur në Tiranë në 12 korrik 1968.
Ajo është e martuar me z. Bajram Begaj prej vitit 1992 dhe kanë dy djem.
Në vitin 1990 përfundoi studimet në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Shkencave të Natyrës, Dega Matematikë dhe në vitin 2011 në Universitetin e Tiranës, Fakulteti Ekonomik, Dega Administrim-Biznes.
Në vitet 1990-2002 znj. Begaj ka punuar mësuese matematike në arsimin para universitar. Në periudhën 2002-2021 ajo ka punuar si specialiste IT në Kontrollin e Lartë të Shtetit dhe prej vitit 2021 kryen detyrën e specialistes së Teknologjisë së Informacionit në Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare.